Veç 91 zyrtarë e deklaruen pasuninë

Në ditën e tretë të deklarimit të pasunisë së zyrtarëve të naltë, vetëm 91 zyrtarë e kanë deklarue pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK).
Sipas kryeshefit të AKK’s Hasan Preteni, i bie që 30 zyrtarë në ditë kanë deklarue pasuninë. Simbas tij, deri në fund të këtij mueji duhet të deklarojnë 4 mijë e 200 zyrtarë.
Tue u bazue në përvojën e viteve të kalueme, ai tha se zyrtarët zakonisht preferojnë që në ditët e fundit me i mbush formularët për deklarimin e pasunisë.
Preteni tha se kishte me qenë shumë ma mirë me deklarue sa ma herët, mbasi që mundësia e gabimeve kishte me qenë shumë ma e vogël.