Veç deri në këtë muej ka pare për veteranët

Në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, zavendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thanë se problemi me numrin e madh të veteranëve po vazhdon, dhe kanë ba zgjidhje për këtë kategori veç deri në Tetor të këtij viti me 7 milionë euro shtesë.

Ai mbas Tetorit deri në fund të 2016 thotë se duhet me u ba nji zgjidhje. Por, si problem me këtë numër të madh Krasniqi e sheh me buxhetin 2017.

Po ashtu, Komisioni ka shqyrtue edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2015, ku tha se fitimi vjetor ishte 33 milionë euro.