Veç edhe do muej mundeni me shkue n’Shqipni pa pagesë, nis taksa për “Rrugën e Kombit”

Për koncesionin, mesatarisht, çdo kerr që ka me kalue në këtë rrugë ka me pague 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari ka me marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe nji shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Projekti parashikon zgjanimin e nji segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hymje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa kanë me u ndërtue mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që kanë me shërbye për vjeljen e taksës së rrugës.