Veç LDK e Nisma kanë vendos për slloganin e zgjedhjeve lokale!

Paritë politike ende nuk kanë  vendos se me cilin moto kanë me garue në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.
Fushatën për këto zgjedhje partitë kanë me nisë më 21 Shtator, por përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës për Kosovën, partitë tjera parlamentare ende nuk kanë vendos se cilat sllogane kanë me garue në zgjedhjet lokale.

Nisma për Kosovën ka me pasë slloganin “Koha për Nismën”.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmue Valdete Bajrami anëtare e kryesisë së kësaj partie.

Kurse, LDK ka me garue me slloganin ‘Qeverisje me qytetarët, për qytetarët’.

Ndërsa, që partitë tjera thonë se janë tue shqyrtue propozimet dhe mbrenda pak ditësh kanë me i publike.

Zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj ka thanë se janë në fazën përfundimtare për me caktue slloganin, i cili përmbledh pritjet dhe prioritetet e qytetarëve.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje thotë se asht tue shqyrtue propozimet dhe se shumë shpejtë kanë me dalë me slloganin zyrtarë.

Në AAK tashma kanë vendos se cili ka me qenë sllogani i tyne, por simbas shefit të Shtabit Zgjedhor, Blerim Kuçi kjo ka m’u ba e ditun në ditën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 22 Tetorit.

Për slloganin e zgjedhjeve lokale ende nuk kanë vendos as AKR dhe Alternativa.

Zgjedhjet e rregullta lokale kanë m’u mbajt më 22 Tetor, kurse fushata e partive ka me nisë me 21 Shtator.

Organizimi i zgjedhjeve lokale ka me kushtue rreth 5 milionë euro.