Veç nji parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje

Simbas të dhanave të orës 11:00 të ditës së sotme, e Martë, numri i subjekteve që kanë aplikue në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për me u certifikue për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit asht 31.

Zadhanësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thanë për Indeksonline se prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, janë 1 parti politike, 16 iniciativa qytetare, 14 kandidatë të pamvarun për kryetarë komune apo për asamble komunale.