Veç Pacolli pjesë e qeverisë, deputetët tjerë të AKR’s mbeten në Kuvend

Aleanca Kosova e Re pritet që gjatë ditës së sotme m’i caktue personat që kanë me qenë udhëheqës të ministrive që tashma u janë nda atyne si pjesë e koalicionit të bamë me PAN’in.

Por, përveç Behgjet Pacollit, i cili me shumë gjasa ka me qenë në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, asnjani nga deputetët që janë mbrenda AKR nuk kanë me u ba ministra. Të njajtët kanë me vazhdue me ushtrue pozitën e deputetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka spjegue për Express se kush ka me qenë në krye të ministrive që partia e Pacollit tashma ka m’i paë nën udhëheqje. Ai ka ba të ditun se ende nuk janë caktue se kush kan me qenë këta ministra, por thotë se gjatë ditës kanë me diskutue për këtë situatë.

“Përpos Presidentit, i cili ishte dashtë me shku si ministër i Punëve të Jashtme, tjerët nuk shkojnë në ministri, ky ka qenë qëllim yni edhe kur kanë konkurrue për deputetë që deputetët të mos i lshojnë vendet e veta, por të tjerë që janë në parti e që kanë kuadro, prandaj për poste politike vijnë në pyetje tjerë persona që kanë dhanë për partinë e janë intelektualë, kanë aftësi udhëheqëse”.

Shperndaje në: