Veç Vetëvendosje e Lista Serbe kundërshtojnë që projektligji për Trepçën të miratohet sot

Lëvizja Vetëvendosjes dhe Lista Serbe kanë kundërshtue propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK’s, që projektligji për Trepçën të jetë pikë e rendit e vetme e rendit të ditës dhe që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në dy leximet.

Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thanë se nuk e kupton nxitim e LDK’s dhe as nuk patë ndonji sqarim.

Ai ka thanë se ata kanë vërejtje dhe sugjerime për këtë projektligj dhe nji gja e tillë me propizmin e Beqirit nuk asht e mundun të ndodh.

Po ashtu, edhe Slavko Simic nga Lista Serbe ka thanë se asht kundër këtij propozimi.

Ai ka thanë se projktligji për Trepçën duhet të largohet sot krejtësisht nga rendi i ditës.