Veliaj e Ahmeti hapin Qendren e Mjekësisë Familjare në Tophane!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po vazhdon edhe sot vizitën në Komunën e Prishtinës.

Në nji njoftim për media nga kjo komunë, bahet e ditun se në kuadër të ditës së dytë të vizitës të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe delegacionit nga Tirana, n’orën 10.00 ka me u ba hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Tophane.

Ndërsa, n’orën 12:00, ka me u mbajt konferenca përmbyllëse e vizitës në këtë komunë.