Veliu: I kemi votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka ba me dije se, koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për me ratifikue marrëveshjen për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Veliu ka thënë për “Epokën e re” se, në rast se merret nji rrugë tjetër, e ardhmja e Kosovës mundet me qenë e rrezikueme.

Simbas tij, Kosova mundet me humbë përkrahjen e miqve dhe mundësitë e mëdha që i janë hapë.

Veliu i ka ba thirrje opozitës me qenë konstruktive në proceset që janë me interes për Kosovën dhe me i lanë anash inatet dhe interesat e ngushta për pushtet.