Veliu ja kthen Veselit: Thirrjet për zgjedhje të pakuptimta!

Deklaratat e kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, për shkuemjen e vendit në zgjedhje të reja ka nxit reagime nga partia e Isa Mustafës.

Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu i ka quejt të pakuptimta propozimet e tilla për zgjedhje, mbasi, simbas  tij, qeveria dhe institucionet janë stabile në punën e tyne.

Veliu për Indeksonline, thotë se LDK nuk ka bisedue fare për këtë çashtje. Megjithatë, nënkryetari i partisë në pushtet shprehet se duhet të ketë nji unifikim edhe për sa i përket proceseve zgjedhore dhe se ato, simbas tij, duhet të mbahen në cikle normale të rregullta e jo nën presion të vazhdueshëm.

“Qysh në ditën e parë të fillimit të punës në Qeveri nji subjekt i pakënaqun kërkon zgjedhje, kjo asht e pakuptimtë. Vendi ka qeveri, institucione stabile dhe ato duhet me punue dhe të pritet viti 2018 kur asht koha e parapame për zgjedhje nacionale. Ndërsa vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, ka thanë ai.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka deklarue se vendi mundet me shkue në zgjedhje të reja, nëse do të ketë pajtim ndërmjet partive politike.