Veliu-O’Connell pajtohen për diçka

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në nji takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të i cilin ka bisedue për gjendjen aktuale në vend, si dhe bashkëpunimin e komunës së Podujevës me shtetin britanik.

Me këtë rast, kryetari Veliu e informoi ambasadorin britanik për investimet e bame në Komunën e Podujevës.

“Podujevën dhe Britaninë e Madhe nuk e lidh vetëm miqësia krijuar përmes pranisë së ushtarëve britanikë të KFOR’it, por edhe nji miqësi e përhershme e ndërtueme përmes bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Podujevës”, tha Veliu.

Të dy u pajtuen se Kosova sa ma shpejt duhet me i ndërtue institucionet./Rrokum.TV