Vëllau i Komandant Sokolit: Ju kallxoj se kush jau ngriti kurthën ‘Grupit të Kumanovës’

Besnik Ukshini, vëllau i Sami Ukshinit – Komandant Sokolit, përmes nji letre dërgue nga New York agjencisë së lajmeve INA, ndër të tjera rrëfen për takimin e Sadulla Durakut me Samiun.

Në vazhdim, letra e plotë e Besnik Ukshinit:

“A thua është koincidencë që në të njejtën ditë që u nis Ali Ahmeti për Prishtinë, hyri edhe Grupi i Beg Rizajt e Mirsadit në Kumanovë. Nga letrat e dalura nga disa të burgosur të grupit të Kumanovës,e të publikuara, shifet se me 25 prill, 2015 ata arritën në Kumanovë. Me 25-27 prill Ali Ahmeti u takua Hashim Thaqin e Isa Mustafën. Me të ishin protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës: Artan Grubi e Sadullah Duraku. Që të tre janë të përmendur edhe si dëshmitarë në rastin e përmendur që po gjykohet në Shkup. Krejt kjo është koinçidencë?!!! Vetëm për naivët është koinçidencë dhe e paqartë.

Pra e gatuan kulaqin e tradhetisë në Prishtinë që të tre bashkë: Hashim Thaqi, Ali Ahmeti, Isa Mustafa, me instruktorët e shërbimeve Ruso/Serbo/Maqedono/Greke, e edhe pak mish dhije nëpër dhëmb nga Tirana versus (mendoi) Ilir Meta.

Sami Ukshini me të drejtë e bindje të plotë se dicka e pakuptimtë po zihet refuzoi të shkoi me këta djem dhe u mundua që t’i ndali. Takimi me Sadulla Durakun, me gjasë ishte që ta dijnë se a shkon Samiu apo jo. Në rast se nuk mund ta hudhnin edhe Samiun, kishin frikë t’i vrisnin të tjerët e Samiu i gjallë këtej në Kosovë!Andaj nuk ia ndanë presionin nga njerëz të besuar të Samiut e shokët e tij që t’a merrnin edhe ate, icili dy ditët e fundit u fut në Kumanovë. Por megjithatë mednoi se kanë bërë llogari me matematikë të ngelaçave, sepse ka Shqiptaria Sami Ukshina me bollëk, e bile Dugagjini shtëpi përshtëpi nga një,dy,…

Si konkluzion, këta djem Luajtë Dugagjinit u qitën në pritë për të kaluar Associacioni, demarkimet kufitare me fqinjët dhe për t’a shpëtuar veten Aliu me vëllaun e vet Gruevskin në njerën anë dhe për të marr primatin e influencën Rusia në Ballkan. Këta djem kanë qenë tmerri iantishqiptarëve e rusofilëve dhe krahu i djatht i Amerikanëve.”/INA/