Vendet turistike të Thailandës, cak i sulmeve terroriste

Nji seri shpërthimesh të koordinueme në Thailandë, kanë pasë cak qytetetet turistike, tue lanë katër të vdekun dhe shumë të lenduem, shkruen BBC.

Në resorin ma të populluem në Thailandë në Hua Hin, katër bomba kanë shpërthye gjatë 24 orëve të fundit.

Disa shpërthime kanë godit të Premten dhe ishullin Phuket.

Asnji grup ende nuk e ka marrë pergjegjësinë për sulmet, por dyshimi ka ra në kryengritësit separatistë.
BBC shkruen se nëse kryengritësit qendrojnë mbrapa sulmit, kjo ka me shenue nji ndryshim të randësishëm në vend, mbasi që konflikti 12 vjeçar në mes kryengritësve separatistë dhe qeverisë ka vra ma shumë se 6000 njerëz, por kurrë s’i ka pasë për target turistët.