Vendi i Kosovës asht n’BE

Bekim-Çollaku

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka urue qytetarët me rastin e Ditës së Europës, tue thanë se kjo festë asht ma kuptimplote tash kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhanë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Qe postimi i plotë Çollakut në Facebook:

“Urime Dita e Europës të gjithëve! Kjo festë asht ma kuptimplote tash kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhanë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian me hymjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe me rekomandimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

Afërsia nga e cila e festojmë Ditën e Europës, kësaj here asht ma e madhe, dhe jam i bindun se kjo afërsi sa vjen e ka me u shtuet. Europa asht kontinenti ynë, na jemi europianë, vlerat europiane janë tonat po aq sa të europianëve tjerë.

Vendi i Republikës së Kosovës asht në Bashkim Europian”