Vendim për Azem Sylen, edhe 2 muej paraburgim!

azem-syla

Azem Syla ka me qendrue edhe 2 muej të tjerë në paraburgim.

Ky asht vendimi i fundit i Gjykatës Themelore të Prishtinës për udhëheqësin e grupit ‘Toka’ në rastin e 38 t’akuzuemve për krim t’organizuem dhe keqpërdorim të pronave në Čaglavica.
Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës e ka konfirmue, për Express, avokati i tij, Tomë Gashi.

“Klientit tim i asht vazhdue paraburgimi edhe për 2 muej. Unë kam paraqit ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi të Themelores të Prishtinës”, ka thanë Gashi.