Vendimi historik i Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad ka ofrue amnisti për kryengritësit, të cilët në tre muejt e ardhshëm kanë me u dorëzue te autoritetet.

Assad ka nënshkrue dekretin dhe ka ba thirrje që të gjithë të paraburgosunit të lirohen, transmeton Sana.

Kjo ofertë erdhi mbasi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoihu njoftoi se qeveria e vendit të tij së bashku me Sirinë sot kanë me fillue nji operacion humanitar në Aleppo për me i ndihmue qytetarët që kanë mbetë pengje të terroristëve.

Shoigu tha se, ushtria ruse dhe siriane kanë me i krijue tre korridore për civilët që të largohen nga qyteti, transmeton Reuters.

Korridori i katërt ka me qenë i hapun për ekstremistët, të cilët dëshirojnë me i dorëzue armët e tyne, tha Shoigu.