Vendimi i fundit për Azem Sylen vjen prej Apelit

azemsyla-1

Azem Syla mbetet në paraburgim. Lajmi asht konfirmue nga Haxhi Millaku, avokat i njanit nga t’arrestuemit.

Gjykata e Apelit ka vendos që Azem Syla dhe t’arrestuemit tjerë të grupit të tij me vazhdue me mbetë në paraburgim.

Këtë e ka konfirmue edhe Gjykata e Apelit, e cila përmes nji komunikate, ka ba të ditun se Syla me shtatë të tjerë të dyshuem do të mbesin në paraburgim për nji muej.

“Më 6 maj 2016, Kolegji i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor të Gjykatës së Apelit, ka nxjerrë aktvendimin me numër PN1 711/16 në lidhje me të pandehurit H.B., S.H., A.M., A.S., I.S., N.U., A.V. dhe L.V. Aktvendimi është bazuar në ankesat e ushtruara nga të pandehurit kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilave, të pandehurve u ishte caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit i ka refuzue ankesat si të pabazueme dhe ka vërtetue aktvendimet e kundërshtueme të Gjykatës Themelore të Prishtinës.