Vendimi për Manastirin e Deçanit asht tradhëti, thotë Selmanaj

Mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmënisë së dy vendimeve të 12 Qershorit 2015, që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me pronat e kontestueshme në Deçan, ka reague kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj.

Ai, vendimin e Kushtetueses për dhanien e 25 hektarëve tokë manastirit të Deçanit, prona publike të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” e ka cilësue si tradhti e turp.

Selmanaj në një status në Facebook, ka shkrue se ky vendim nuk ka me u pranue dhe zbatue, deri sa ai asht kryetar i Deçanit.

Statusi i Selmanajt:

“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranuar e as zbatuar nga Komuna që unë e drejtoj! Manastiri nuk mund të behët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka shkruar ai.