Visar Ymeri e Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm

kamishii

Deputetët e Levizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e Rexhep Selimi janë shpall të pafajshëm për akuzën që ishte ba ndaj tyne për sulm fizik ndaj deputetit të PDK’s, Bekim Haxhiu, i njohun si Kamishi në vitin 2012.

“Të akuzuemit Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri shpallen të pafajshëm për lendim të lehtë trupor”, ka thanë gjyqtari Vesel Ismajli.

 

Vendimi për rastin ‘Kamishi’ shpallet sot!

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish – deputeti Florin Krasniqi dhe truproja i Rexhep Selimit, Besart Bujupi do të marrin sot vendimin për padinë që asht ngrit ndaj tyne nga deputeti i PDK’s Bekim Haxhiu.

Këtë e ka konfirmu për media zadhanësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.

Ymeri, Selimi, Krasniqi dhe Bujupi akuzohen se kanë sulmu fizikisht deputetin e PDK’s, Bekim Haxhiu.

Prokuroria kishte ngrit aktakuzë ndaj të katërve të dyshuemve se kanë rrahë Haxhiun më 28 Qershor të vitit 2012, n’oborrin e Kuvendit të Kosovës.