Vendimi për të dyshuemit që ja vjedhën telefonin Kryeprokurorit Lumezi

lumeziii

Nji muej paraburgim asht masa e caktueme nga Gjykata ndaj të dyshuemve për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore te Prishtinës jau ka caktue masën e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuemve për vjedhjen ne shtëpinë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Fetije Uka, avokatja e M.G., njani prej të dyshemve.

Seanca për caktimin e masës se sigurisë asht mbajtë sot, ndërsa para gjyqtarit kanë dalë tre të dyshuemit e arrestuem dje, ndërsa i katërti vazhdon me qenë në arrati.

KALLXO.com raportoi mbramë për muhabetet ndërmjet të dyshuemve rreth shitblemjes së mundshme të telefonit që e kishin vjedhë në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi