Vendimi për vdekjet në Srebrenicë – Holanda ban këtë veprim

Qeveria holandeze ka me kundërshtue vendimin që shpall atë përgjegjëse për vdekjet e 300 boshnjakëve nga Srebrenica në Korrik 1995, njoftuen mediat të Mërkurën.

Por, avokatët që përfaqësojnë familjet e disa prej boshnjakëve të vramë thanë për BIRN se ata gjithashtu kanë me apelue në Gjykatën e Naltë Holandeze, tue kërkue që ajo me e deklarue Holandën përgjegjëse për shumë ma tepër vdekje.

Nji nga avokatët, Marco Gerritsen, i cili po vepron për organizatën “Nanat e Srebrenicës”, tha se ka m’i kërkue Gjykatës së Naltë m’i shpallë autoritetet holandeze fajtore “për vdekjen e nji grupi shumë ma të madh sesa 350 djem dhe burra”.

Vendimi për përgjegjësinë e Holandës i dhanë nga Gjykata e Apelit në Hagë në Qershor, lidhet me vdekjen e rreth 300 burrave boshnjakë, të cilët ishin strehue në bazën e paqeruejtësve holandezë të OKB pranë Srebrenicës në Korrik të vitit 1995, por u detyruen të largoheshin dhe mandej u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Por, vendimi nuk lidhet me vdekjet e pjesës tjetër të rreth 8,000 boshnjakëve nga Srebrenica, të cilët u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Korrik 1995 – nji krim i klasifikuem si gjenocid nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se ajo nuk beson se trupat e saj shkelën ligjin./BIRN

Shperndaje në: