KE zyrtarizon heqjen e vizave per Kosoven

Komisioni Europian edhe zyrtarisht ka dhane lajmin per heqjen e vizave per Kosoven.

Lajmin per heqjen e vizave e ka dhane komisioneri europian Dimitris Avramapoulos dhe ministri Skender Hyseni ne nji konference prej Brukseli.

Komisioneri europian ka tregue se neser ka me ardh ne Kosove me dha lajmin pozitiv per qytetaret e Kosoves, derisa ministri Hyseni ka falenderue KE’n per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves.

 

LIVE n’RROKUM N’ORËN 15:00 –  Konferenca e Avramapolous dhe Hysenit për vizat!

Televizioni Rrokum ne oren 15:00 ju sjell ‘LIVE’ konferencen e perbashket te komisionerit europian Dimitris Avramaolous dhe Ministrit Kosovar te Mbrojtjes, Skender Hyseni per rekomandimin qe BE jep sot per vizat.

Bashkimi Europian përmes nji komunikate për shtyp ka ba të ditun se n’orën 15:00 do të jepet lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

“Në orën 15:00 do të ketë nji konferencë për shtyp në mes të komisionerit Dimitiris Avramapolous dhe Ministrit të mbrendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e BE’s.