Vendoset në New York, statuja e Nanë Terezës

Organizata ”Rrajët Shqiptare” e Marko Kepit, senatori i shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me mbështetjen e nji grupi shqiptarësh, vendosën shtatoren e Nanë Terezës, në nji nga lagjet ma të banueme me shqiptarë të Broklyn New York.

Shtatorja e Nanë Terezës asht përurue vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Francesco, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nanë Terezën.

Shtatorja asht rreth 2 metra e naltë, e derdhun në bronz dhe peshon rreth 300 kg. Në bazamentin e saj ka të shkruem nji citat të Nanë Terezës si dhe emnin e saj të plotë, rrethue nga nji kopsht me lule të freskëta.