Veriu i Kosovës dhe veriperendimi i Maqedonisë vende të rekrutimit për në ISIS

Instituti për Paqe në SHBA, në raportin ma të ri të saj shkruen se tash e 15 vjet me radhë në veri të Kosovës dhe në veriperëndim të Maqedonisë tentohet dhe financohet radikalizim, regrutim dhe tentim për mobilizim në rrjetet ekstremiste.

Simbas raportit, niveli i mobilizimit në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni janë ma të nalta se ato të vendeve të Evropës Perendimore.

Shkupi konsiderohet si njana nga pesë lokacionet e para në botë për nga numri dhe përpjestimi i luftarëve të huej në ISIS, për krye banori.

Në raport thuhet se pesë komuna që janë afër Kosovës, janë mjaftë të prekshme nga ekstremizmi i dhunshëm, kurse rrjetet udhëheqen nga kuadro lokalë që kanë ndikim nga Lindja e Mesme për me përhapë forma ultra-konzervative të fesë islame.

Sa ju përket arsyeve, raporti thotë se niveli i arsimit të këtyne luftarëve asht i pamjaftueshëm ose formal.