Vërshimet në Shkup, dyshohet për 5 të vdekun

Gazetari nga Shkupi, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social në Facebook, ka informue se bilanci i viktimave nga vërshimet në Shkup, jozyrtarisht mendohet se janë shënue 5 viktima, njofton TetovaSot.

“Jozyrtare bilansi i vershimeve ne Shkup eshte 5 viktima”, shkruen Zekiri në fb.

Nuk ka ende konfirmim as nga policia dhe as nga Qendra për menaxhim me kriza që u formue mbas vërshimeve të stuhishme në Shkup.