Veseli: 24 Marsi – kauzë e lirisë për gjithë njerëzimin

veseliii

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e 17-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO’s ka shkrue në Facebook se 24 Marsi i vitit 1999 asht njani nga ato momentet kur kauza e nji populli për të qenë i lirë bahët kauzë e gjithë njerëzimit.

Veseli ka shpreh nderime të përhershme të gjithë grave dhe burrave të aleancës veri-atlantike që përkrahën çlirimin e Kosovës.
Postimi i Veselit n’Facebook:

Momentet më të lavdishme në historinë njerëzore, janë ato kur kauza e një populli për të qenë i lirë bëhet kauzë e të gjithë njerëzimit.

24 marsi i vitit 1999, është një moment i tillë.

Nderim të përhershëm të gjitha grave e burrave të Aleancës Veri-atlantike dhe qeverive demokratike gjithandej botës që përkrahën çlirimin e Kosovës.