Veseli: Asht marre me mendue se ka garanci nga Specialja!

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka replikue fjalimit të Fatmir Limajt të NISMA’s lidhun me deklaratat se seanca e sotme për vlerat e UÇK ‘s asht e vonueme.

Veseli asht shpreh se kjo seancë asht thirrë me kërkesën e deputetëve e në pajtueshmëni me Kushtetutën e vendit.

Veseli ka folë poashtu edhe lidhun me atë se themelimi i Gjykatës Speciale në vend asht ba për të mos e damtue ma shumë vendin.

Kreu i PDK’s, asht shpreh se edhe nëse dikush ndaj tij ka ndonji deshmi se ka krye krime të luftës, lirshëm me deshmue për të.

“Kudo që janë shqiptarët mund të vijnë e të deshmojnë për Kadri Veselin në Kuvend. Ndalni fyemjet në këtë Kuvend. Mos shani. Dy sende janë këtu: Tradita e shqiptarit nuk asht kjo”, ka thanë Veseli.

Ai ka thanë se deri me 12 Qershor 1999, marrin përgjegjësi për luftën e pastër të UÇK’s kurse mbas kësaj date secili duhet me mbrojt veten për të gjitha që i ka ba.