Veseli: Askush, jo me manipulue me tragjedinë e Deharit!

T’Ejten do të ketë seancë të Kuvendit ndërsa seanca e re e paralajmërueme për të Premten nuk do të mbahet mbasi që nuk pati kuorum për caktimin e kësaj seance.

Mbledhjen e Kryesisë e leshuen deputetët e VV’s Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca sepse nuk u arritë që të mbledhin nënshkrime për caktimin e nji seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, kerkesë kjo e VV’s.

Deputetët e VV’s thanë se asht ba trysni në deputetë që të tërhiqen nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për Deharin.

Por këto pretendime i mohoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se askush askujt nuk mundet me i  ba presion.

“Dhimbja njerëzore dhe tragjedia familjare na ban të gjithëve bashkë por asnji tendencë që ka qëllim politizimin e kësaj ngjarje. Duhet të kemi besim në institucione dhe presim përgjigje institucionale”, tha Veseli.

Simbas tij, kësaj çashtje do t’i shkojnë deri në fund dhe askush nuk do të mundet me manipulue me të as pozita e as opozita.