Veseli: Bajrami, festë e atyne që kanë sakrifikue për vendin!

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e festës së Fitër Bajramit ka qëndrue për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai i ka urue kreut të BIK’ut, Naim Tërnavës si dhe krejt besimtarëve myslimanë, festën e Bajramit.

“Kjo asht nji ditë e shejtë për besimtarët myslimanë, përçoj mesazhin e dashnisë dhe paqes për këtë festë. Respekti ma i madh i takon atyne që kanë sakrifikue për lirinë e Kosovës dhe gjithë atyne që u flijuen për vendin tonë”, ka thanë Veseli gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ai ka thanë se kjo festë përcjellë mesazhin e ndihmës dhe solidarizimit me ata persona që janë në nevojë.