Veseli bashkëndjen dhimbje për kosovarët e vramë në Munich

I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nepërmjet Facebook’ut ka reague për sulmin e mbramshëm në Munich të Gjermanisë, me ç’rast mbetën të vdekun 9 persona ku tre prej tyne ishin shqiptarë.

Veseli ka ngushëllue familjarët e viktimave.

 

Qe psotimi i Veselit:

 
Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 9 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë.

Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës. K.V.