Veseli-Busek nenshkruen memorandumin ‘Punëtoritë për demokraci’

Kryetari Veseli dhe Erhard Busek nënshkruen memorandumin për zbatimin e Projektit “Punëtoritë për demokraci/Demos’ti”

Projekti asht program për edukimin qytetar të femive të shkollave fillore dhe të mesme, nepërmjet të cilit ata fitojnë njohuni për demokracinë në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takue sot Erhard Busekun, drejtues i Fondacionit ERSTE nga Austria.

Kryetari Veseli dhe Busek nënshkruen memorandumin e mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Fondacionit ERSTE, për zbatimin në Kuvendin e Kosovës të Projektit “Punëtoritë për demokraci/Demos’ti”.

Tue e falënderue Busek për përkrahjen që Fondacioni po i jep Kuvendit të Kosovës nëpërmjet këtij projekti, kryeparlamentari Veseli theksoi edhe njiherë përkushtimin e legjislativit të vendit për rritje edhe ma tej transparencën para publikut dhe për me i ofrue qasje sa ma të madhe qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyne të zgjedhun.

Projekti “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti”, asht projektue si program për edukimin qytetar të femive të shkollave fillore dhe të mesme, nepërmjet të cilit ata fitojnë njohuni për demokracinë në Kuvend, funkcionimin e Kuvendit, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe rolin e mediave në nji shoqni pluraliste.
Projekti zbatohet në formë të punëtorive, në të cilat femitë , me ndihmën e trajnerëve, nëpërmjet nji përmbajtjeje interaktive dhe në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyne, mesojnë se si funkcionon demokracia.

 

veselibusek