Veseli çmon naltë rolin e grues në Kosovë: Në PDK kanë me qenë 40 % gra

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli po mban sot nji konferencë ku ka prezentue disa të reja në strukturat e partisë që ai drejton.

Në pyetjen për ndryshime në Qeveri, Veseli ka thanë se “për zvogëlim të Qeverisë ka me ba gjithça që asht në interesin e qytetarëve të Kosovës”, raporton Rrokum.TV.

I pari i PDK’s ka çmue naltë rolin e grues në Kosovë.

Ai ka thanë ndër të tjera: “Kam premtue që roli i grues ka me qenë edhe ma i theksuem dhe ma prezent, sepse kjo asht në ineresin nacional të vendit tonë”.

Ai ka njoftue se roli i grues në PDK ka me qenë i fuqishëm, tue shtue se pjesëmarrja e grues në PDK ka me qenë 40 përqind.

Veseli në këtë konferencë ka prezentue Uran Ismajlin, që asht zgjedhë nënkryetar i PDK’s për çashtje të organizimeve dhe rinisë.
13718149_10153778604532151_1795299665_o

13713527_10153778613917151_2083240072_n