Veseli deklarohet për zgjedhjet

Kadri Veseli mendon se reforma zgjedhore, diskutimet për të cilën tashma i ka hapë presidenti Hashim Thaçi, duhet me përfundue deri në fund të Dhetorit të këtij viti dhe shpreson se opozita nuk ka me humbë mundësinë për me qenë në këtë proces.

Kryetari i PDK’s, në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, ka deklarue se reforma zgjedhore asht e domosdoshme, në mënyrë që të prodhohen zgjedhje ma të mira në Kosovë. Ai ka dhanë disa propozime konkrete se qysh mundet me u avancue procesi zgjedhor nëpërmjet reformës.

Në këtë intervistë, Veseli ka folë edhe për zgjedhjet në Drenas. Ai ka thanë se PDK’ja ka me vazhdue traditën e fitoreve bindëse dhe qeverisjes së mirë. Simbas Veselit, Drenica asht e lëndueme me zgjedhjet e jashtëzakonshme, por qytetarët kanë me folë shumë qartë me 4 Dhetor.

PDK’ja, si partia ma e madhe dhe ma e organizueme në vend, natyrisht se asht e gatshme gjithmonë për zgjedhje. Por, zgjedhjet duhen me ardhë si rezultat i nji marrëveshje të përbashkët politike. Na duhet me u mësue që m’i respektue afatet e rregullta kohore të zgjedhjeve, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit. Mirëpo, na duhet të mendojmë ma tepër se çka duhet me ba mbas zgjedhjeve, theksoi Veseli.