Veseli: Deputetët e PDK’s dhe LDK’s i janë bashkue opozitës

Sot ka vazhdue seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, por përveç projektligjeve të bartuna nga dita e djeshme, ajo u ballafaque edhe me problemet e djeshme: mungesa e quorum’it.

E njajtë si dje, kryetari i Kuvendit bani prapë ironi me opozitën, tue thumbue në fakt deputetët e koalicionit PDK-LDK, se mos i janë bashkue opozitës.

Mbas kësaj, seanca vazhdoi me deklarime jashtë rendit të ditës, ku deputetja Alma Lama shprehi shqetësimet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, e nji kohësisht kundërshtoi vendimin e ”Eurovision”- garës së muzikës europiane, për flamurin kosovar.

E kryetarja e komisionit parlamentar për të pagjetunit, deputetja Lirie Kjatazi kritikoi mungesën e vullneti për zbardhjen e fatit të të pagjetunve.

E në mungesë të quorumi’t, Kuvendi shkoi në pauzë për me iu kthye ulëseve në ora 13:00.

Por, ashtu si ishte prit edhe në këtë pjesë, shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arrite me i sjell deputete në Kuvend, në mënyrë që të mundësohej quorumi për me vazhdue seanca.

Në këtë pjesë të seancës i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Por, ajo që e çuditi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ishte fakti që në listë e Kuvendit kanë figuruar mbi 70 deputet, kurse Kuvendi asnjiherë nuk kishte pas ma shumë se 54 deputet mbrenda seancës.

Mbetet të shihet nëse Kuvendi i Kosovës ka me arrite në javët në vazhdim me i mbledh ma s’paku deputetët e koalicionit qeveritarë.