Veseli dhe Eichhorst konfirmojnë perspektivën europiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Angelina Eichhorst, zavendësdrejtore Menaxhuese për Europë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtore për Europën Perendimore, Ballkanin Perendimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Europian.

Në takim u diskutue për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit europian të saj dhe hapat që duhen ndërmarrë në këtë proces.

Zyrtarja e naltë e BE’s i konfirmoi kryeparlamentarit Veseli mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Europian për perspektivën europiane të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën në përmbushjen sa ma të shpejtë të të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli e siguroi Eichhorst se institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtueme maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe lehtësojnë rrugën europiane të saj.

Shperndaje në: