Veseli dhe Rama bashke në Washington, i bajnë bashke shqiptaro-amerikanët

veseli6

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri i Shqinisë, Edi Rama, po qëndrojnë njikohësisht në vizita zyrtare në SHBA. Kjo ka ba që ata me u takue me njani-tjetrin.

Veseli e Rama u takuen në nji organizim të Komunitetit shqiptar në Amerikë. I pranishëm ka qenë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Ditmir Bushati.

Këtë e ka ba të ditun kryeparlamentari Veseli.

Qe çka shkruen Veseli në llogarinë e tij në Facebook:

Në vazhdën e vizitës në Uashington DC, isha i nderuar të takohem me Komunitetin shqiptaro-amerikan, në kuadër të organizimit “Storiet e suksesit të Shqiptaro-Amerikanëve”, takim ky i organizuar në zyrat e Kongresit Amerikan.
Përveç që njoha shumë shqiptaro-amerikanë nga profesione të ndryshme, gjithashtu kisha një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

 

veseli veseli1 veseli2 veseli3 veseli4 veseli5