Veseli e Bazaj kallxojnë çka ndodhi në Drenas!

Kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës, Kadri Veseli sot ka zhvillue nji mbledhje me disa prej anëtarëve të PDK’s në selinë e kësaj të fundit.

Ai në nji prononcim të shkurtë para mediave ka thanë se arsyeja e këtij takimi asht kooridinimi për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

I pyetun se a asht diskutue për riforamtimin e qeverisë, Veseli tha se ky proces ka me ndodhë shpejt.

Ndërsa Naim Bazaj tha se për hirë të proceseve asht tërheq nga gara për kryetar.

Ai tha se ka me mbeshtetë Ramiz Lladrovcin dhe se kanë me i fitue 80 % të votave si PDK.