Veseli e bjen Goran Rakic’in në jug të Mitrovicës dhe e ban bashkë me nji tavolinë me Bahtirin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë, ka organizue pritje të veçantë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili asht mbajtë në Prishtinë, me prezencë të rreth 250 përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet.

Simbas njoftimit të Kuvendit, kryetari Veseli e konsideroi qëndrimin e tyne disa ditor në Kosovë dhe Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit si mundësi të shkëlqyeme për me i forcue lidhjet midis popujve dhe për me rritë besimin ndaj njani-tjetrin, transmeton lajmi.net.

“Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, asht shembull për rajonin dhe më gjanë. Ma shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuem mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi kryetari Veseli.

Në këtë drekë janë pa edhe kryetarët e dy Mitrovicave, Agim Bahtiri i Jugores dhe Goran Rakici i Veriut