Veseli e dergon në seancë deklaratën për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka insistue në Kryesi që propozimi i tij që Kuvendi me nxjerrë nji deklaratë të përbashkët për liberalizimin e vizave me u procedue për seancën e ardhshme plenare, në mënyrë që kjo deklaratë me u dërgue vendeve anëtare si qendrim unik i Grupeve Parlamentare për liberalizimin e vizave.

Mbas deshtimit të arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, kryeparlamentari Veseli tha se shpreson që deputetët e opozitës të pajtohen në seancë me deklaratën dhe mos të mbajnë të izoluem qytetarët e Kosovës.

Ai tha se me këtë opozitë asht veshtirë të arrihet unitet për çfarëdo lloj marrëveshje mbasi ata qe 1 vit e kanë mbajt liberalizimin e vizave të bllokuem për interesa të ngushta politike.

Veseli tha se kjo asht nji përpjekje e tij për me unifikue klasën politike dhe për me ba përpjekje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit opozitës thanë se nuk do ta mbështesin deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për liberalizim të vizave nëse aty nuk hynë propozimi i opozitës që marrëveshja e demarkacionit të kthehet nga fillimi, transmeton lajmi.net.