Kadri Veseli e ‘godet’ Shpend Ahmetin: Ka deshtue keq ne Prishtine

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në konferencën e mbajtun për media sot gjatë ditës ka komentue mundesinë që i pari i AKR’s me u kandidue për kryetar të Prishtinës.

Veseli ka thanë se Prishtina asht tue humb shumë me udhëheqjen e sotme.

Por ai nuk ka dasht me komentue lidhun me kandidimin e mundshëm të Pacollit për kryetar të Prishtinës.

‘Komuna e Prishtinës nuk e meriton këtë udhëheqje. Që nga mbaslufta Prishtina ka humb shumë. Do të kujdesemi që ta kemi nji kryetar të denjë për Prishtinën’, ka thanë Veseli.

Veseli këto deklarata i ka ba gjatë koferencës për fillimin e themelimit të Institutit për Studime Politike.

Kreu i PDK’s ju ka ba thirrje kosovarëve që të bahen pjesë e politikës.

‘Ky institut u jep mundesi ekspertëve dhe akademikëve qe me i dhanë ma shumë politikës. Në analizat e veta do të ishte e domosdoshme nji institut demokratik. Këtë e kam premtue edhe në fillim të detyrës sime. Na kemi me formalizue institutin për studime dhe analiza. Më lejoni me shfrytëzue këtë moment që me fillue mbanë’, tha kreu i PDK’s Veseli.