Veseli e ‘godet’ fort Opozitën: S’dorëzohemi para kercenimeve, gazi sjellje feminore!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka qenë i ashpër në deklaratat e tij rreth çashtjes së hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendin të Kosovës.

Veseli në nji konferencë për media ka thanë se hedhja e gazit lotsjellës asht nji gja feminore.

Kreu i Kuvendit thotë se secili ka me u pergjigjë për veprimet e tij.

Ai ka thanë se çashtja e demarkacionit nuk ka me sjellë poena politik për askend.

“Jemi tue rrëshqitë në papërgjegjësi, derisa s’po matet fjala as veprimet. Gjuha dhe veprimet e pamatuna mund të na sjellin nji gjendje jo të mirë për qytetarët tanë.

Të gjithë kemi pergjegjësi për këtë shtet. Shteti s’ka me u cenue s’ka kush me na ndalë. Nëse mendon dikush që politikisht ka me fitu prej çashtjeve të tilla si demarkacioni e kanë gabim”, ka thanë Veseli.

Ai ka thanë se s’ka kush qe na frigëson le ta harrojnë. Fëminore asht gazi lotsjellës. Le te qesin çdo dite gaz lotsjellës. Si femijë kam marrë gaz lotsjellës. Ka me marrë përgjegjësi secili për këtë çfarë po bajnë sot”, ka thanë Veseli.