Veseli e ‘godet’ LDK’n për sistemin e dobët në shëndetësi

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në takimin prezentues nga VGH – Vitals Global Healthcare dhe partneri i tyne PHI – Partners Health International, lidhun me transformimin e shëndetësisë kosovare.
Tue e konsiderue transformimin e sektorit të shendetësisë në Kosovë të nji randësie kapitale për vendin tonë, kryeparlamentari Veseli tha se çdo ide dhe iniciativë që i ndihmon këtij procesi asht e mirëpritun dhe do të ketë mbështetjen institucionale.

Kryetari Veseli vlerësoi se 17 vjet mbas luftës, Kosova ka nji sistem shëndetësor, me të cilin nuk mund të jetë i kënaqun askush.

Ai tha se neglizhenca institucionale, fondet e pamjaftueshme, mungesat buxhetore, të arsyeshme e të paarsyeshme,  mosdefinimi si interes nacional, në shumë raste edhe interesat e paligjshme grupore, kanë ndikue negativisht në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit kosovar të shëndetësisë.