Veseli e jep nji lajm për ministrin e ri të Integrimeve

kadri-veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli ka paralajmërue në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian se në konsultim me kryeministrin javën e ardhshme ka me u emnue ministri dhe zavendësministri i Integrimeve Europiane.

Gjatë këtij takimi, Veseli foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ka drejtue kritika ndaj BE’s, e cila simbas Veselit padrejtësisht po i mbanë të izoluem kosovarët.

Ai tha se diskriminimi i BE’s ndaj kosovarëve ka ardhë si pasojë e përçamjes së klasës politike, sepse si tha ai “Po të ishim na të bashkuem ata do të na trajtonin ma mirë”.