Veseli e jep nji premtim për të korruptuemit në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike, në Prizren, ku sot kjo parti ka hap fushatën për zgjedhjet lokale, e ku ka prezentue kandidatët për kryetar të komunave nga e gjithë Kosova, gjatë fjalimit të tij, ka premtue për qeverisje të pastër.

Veseli nuk e ka mohue mundësinë që zyrtarë shtetnor nga PDK me qenë të korruptuem, por ka thanë se nga momenti që kjo zbulohet, ata ma nuk do të jenë aty.

“Jemi krenar me t’arritunat, por edhe reflektues për të metat dhe gabimet që mund të kemi ba. Nuk do t’i tolerojmë fenomenet e papërgjegjësisë politike, burokratike, e asnji zyrtarë të korruptuem. Mund të kenë qenë, apo të jenë ende te na, por nuk do të jenë ma që nga momenti që vërejmë se ata kanë shkel ligjin”.

Për kryetarët e ardhshëm të kryetarëve të komunave, Veseli ka thanë se ai personalisht zotohet se ata kanë me qenë model i transparencës dhe integritetit.

 

Shperndaje në: