Veseli e kujton Hasan Prishtinën, e quen model për lirinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtue diplomatin dhe luftarin e kombit Hasan Prishtina, në 83-vjetorin e ranies së tij.

Veseli, në nji postim në rrjetin social Facebook, ka shkrue se diplomati Prishtina u shndërrue në model për ata që punuen për lirinë e Kosovës.

 

Ky asht postimi i Veselit:

 

Sot, në 83 vjetorin e rënies, kujtojmë luftëtarin dhe diplomatin e madh të çështjes sonë kombëtare, Hasan Prishtinën.

Me veprën e tij jetësore, ai u shndërrua në model të atdhetarisë për të gjitha gjeneratat që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.K.V