Veseli e nënshkruen dhe procedon projektligjin për Trepçën (Dokument)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkrue sot gjatë ditës shkresën për projektligjin për Trepçën dhe ia ka shpërnda atë menjiherë deputetëve për ta lexue materialin për seancën e së Premtes ku pritet edhe votimi në lexim të parë i projektligjit për gjigantin metalurgjik Trepça.

Simbas draftit final të projektligjit për Trepçën, ky gjigant ka me mbetë pronë e Republikës së Kosovës, ndërsa për zhvillimin e saj kanë me vendosë institucionet e shtetit.

Mësohet se projektligji për Trepçën asht finalizue nga zyra e kryeparlamentarit Veseli nji ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça ka me u shendrrue nga ndërmarrje shoqnore në ndërmarrje publike.

kadro-tree