Veseli e pret Kostic’in, flasin për komunën e Graçanicës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka prit në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic, për me diskutue për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimin e Komunës së Graçanicës përmes projekteve kapitale.

Kryeparlamentri Veseli i ka ofrue mbështetje të plotë kryetarit të Graçanicës për vazhdimin e punës dhe zbatimin e projekteve kapitale në dobi të zhvillimit ekonomik lokal dhe në interes të krejt komuniteteve që jetojnë në Komunën e Graçanicës.

Kryetari i Komunës, Vladeta Kostic, e ka falënderue kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe mbështetjen e ofrueme.

Kostic tha se përmes projekteve kapitale Graçanica do të mbështesë të ardhmen e qytetarëve të saj dhe ka me forcue multietnicitetin.