Veseli e quen Thaçin “Shkëlqesia e TIJ”, por jo edhe Jahjagën

Sheshi qendror i Prishtinës ka nisë me marrë nji formë krejt tjetër, t’cilën nuk e kemi pa asnjiherë ma parë.

Janë përgatitjet për ditën e Premte, kur Presidenti i 5 viteve të ardhshme ka me e marrë mandatin në mënyrë simbolike prej Presidentes në largim, Atifete Jahjaga. Mirëpo nji ditë para se me dalë para 1200 të ftuemve në këtë shesh, disa prej të cilëve kanë nisë me ardhë, atij i duhet me u betue para deputetëve, se ka me e mbrojtë integritetit territorial të shtetit e formalitete të tilla. Për këtë arsye, nesër, me 7 Prill 2016, në orën 11:00, Kuvendi mban seancën plenare të parapame me Kushtetutën e Republikës.

Mirëpo edhe pse ende pa e ba betimin si President, Kuvendi i Kosovës, në njoftimin për seancën e nesërme, i drejtohet Hashim Thaçit me “Shkëlqesia e Tij”, nji termë të cilin Kuvendi i Kosovës, i drejtuem Kadri Veseli, nuk i asht drejtue asnjiherë Presidentes së Repblikës, Atifete Jahjaga. Madje në njoftimin e Kuvendit, për fjalimin e saj vjetor në Dhetorin e vitit të kaluem, mungon edhe identifikimi me termin “Zojë”.

E pamvarësisht këtyne detajeve, pjesë e përgatitjeve për ceremoninë asht edhe pastrimi i përmendores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbes, në kambët e të cilit, Hashim Thaçi ka zgjedhë me e marrë dëtyrën e kryetarit të shtetit nga Predidentja e Republikës.

E pranë kësaj hapësine, kanë me u vendosë mysafirët e ftuem për ceremoninë e 8 Prillit, nji pjesë e të cilëve kanë mbrritë dhe vazhdojnë me ardhë në Prishtinë.

Në mesin e të ftuemve nga 50 vende të botës që kanë konfirmue pjesmarrjen janë tre liderët e shtetit shqiptar, Nishani, Meta e Rama, Presidentja e Kroacisë, kryetari i Parlamentit turk dhe i atij bullgar, zavendës-ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë etj.

Ceremonia e përurimit të Presidentit ka me zgjatë rreth 50 minuta, e aty ka me marrë pjesë edhe garda e FSK’, para së cilës kanë me parakalue Presidentët Jahjaga dhe Thaçi.