Veseli e takon Selimin: Qe kur nisin investimet amerikane n’Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Koordinatorin Nacional të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), Petrit Selimi me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi rreth fushave të investimeve kapitale nga buxheti i MCC’së në Republikën e Kosovës.

Tue e përgëzue Selimin për angazhimin e tij të deritashëm, veçanërisht për shkurtimin e afateve për fillimin e realizimit të projekteve, Veseli tha se Kosova asht e bekuwme dhe duhet të ndihet krenare që ka afër vetes nji partner të tillë si Shtetet e Bashkuara Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Koordinatorin Nacional të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), Petrit Selimi me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi rreth fushave të investimeve kapitale nga buxheti i MCC-së në Republikën e Kosovës.

 

Duke e përgëzuar Selimin për angazhimin e tij të deritashëm, veçanërisht për shkurtimin e afateve për fillimin e realizimit të projekteve, Veseli tha se Kosova është e bekuar dhe duhet të ndihet krenare që ka afër vetes një partner të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përkrahës jo vetëm në forcimin e shtetësisë në aspektin ndërkombëtar, por edhe në rrafshin ekonomik.

 

“Këto projekte investive do ta përmirësojnë ekonominë e Kosovës dhe do të punësojnë rininë tonë, tue e ba Kosovën nji vend ma prosperues dhe ma të fuqishëm. Projektet në sektorin e energjisë elektrike, të ujit e të ambientit, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tërheqjen e investitorëve të huej”, theksoi Veseli.