Veseli: Festa e Bajramit me i afrue njerëzit e me i largue përçamjet!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ndërsa tha se kjo ditë me shërbye për me i afrue ma shumë njerëzit me njani-tjetrin.

Kryeparlamentari Veseli u prit nga drejtuesit e BIK’ut, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyne, të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shejtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve”, theksoi me këtë rast kryeparlamentarit Veseli.